A e dini se presioni i gomave ndikon drejtpërdrejt në sigurinë, konsumimin e karburantit dhe komoditetin gjatë vozitjes? Megjithatë, shumica e shoferëve e neglizhojnë këtë detaj të vogël, por kaq vendimtar. Ekspertët e auto klubit gjerman ADAC këshillojnë: matni presionin e gomave çdo dy javë për t’u siguruar që udhëtimi juaj të jetë i sigurt dhe ekonomik.
Ja pse duhet ta bëni këtë zakon:
- Edhe një gjysmë bar më pak se vlera e rekomanduar rrit distancën e frenimit dhe përkeqëson stabilitetin në kthesa.
- Konsumi i karburantit rritet deri në 0.3 litra për 100 kilometra, duke sjellë një kosto shtesë prej 3 miliardë litrash karburant çdo vit në Evropë.
Nga ana tjetër, një presion shumë i lartë mund të dëmtojë komoditetin dhe të shkaktojë konsumim të pabarabartë të gomave.
Për të arritur balancën e duhur, eksperti i ADAC, Ruprecht Müller, rekomandon një rritje të presionit prej 0.2 bar mbi vlerën minimale, një ndryshim që ul konsumin e karburantit pa sakrifikuar sigurinë.
Matni presionin kur gomat janë të ftohta dhe temperatura jashtë është afërsisht 20°C. Kujdesi për gomat tuaja është më shumë sesa mirëmbajtje është investim për udhëtime më të mira.
/Motilokal.com
