Në Shqipëri, nata e vitit të ri pritet të jetë me mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare. Temperaturat do të luhaten nga 6°C deri në 13°C.
Në Kosovë, më 31 dhjetor, moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare. Temperaturat parashikohen të jenë midis 1°C dhe 9°C.
Në Maqedoninë e Veriut, mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe i ftohtë, me mundësi mjegulle në zona të ulëta. Gjatë ditës, moti do të jetë me diell dhe vranësira lokale, ndërsa temperaturat do të variojnë nga 0°C deri në 10°C.
Në Mal të Zi, moti do të jetë me diell dhe vranësira të lehta. Temperaturat pritet të jenë ndërmjet 9°C dhe 13°C.
Për më shumë detaje dhe parashikime specifike për qytetin tuaj, vizitoni: www.motilokal.com.
/Motilokal.com
