10 këshilla për t’i bërë ballë të nxehtit

10 këshilla për t’i bërë ballë të nxehtit

Më poshtë do të njiheni me disa këshilla mbi përballimin e valës së të nxehtit gjatë kësaj vere. Këto ditë temperaturat priten të arrijnë deri në 39 °C. Andaj, duhet kujdesur më shumë gjatë këtyre ditëve të nxehta.

1. Asnjëherë mos i lini fëmijët ose kafshët shtëpiake vetëm në automjete gjatë të nxehtit - madje as për një sekondë.

2. Qëndroni brenda gjatë pjesës më të nxehtë të ditës (10:00 të mëngjesit deri në 17:00 të mbrëmjes). Shmangni aktivitet në natyrë.

3. Nëse kondicioneri nuk është në dispozicion, qëndroni brenda në katin më të ulët në një zonë të ventiluar mirë. Mbani të errësuar vendin ku qëndroni.  

4. Qëndroni të hidratuar duke pirë më shumë ujë, edhe nëse nuk keni etje. Mos pini alkool, pije me sheqer, ose pije të tjera me kafeinë, pasi ato vetëm sa e keqësojnë dehidratimin.

5. Hani ushqime të lehte dhe më shpesh.

6. Përdorni kremra kundër diellit dhe vishni veshje me ngjyra të lehta dhe të përshtatshme, me kapelë të bërë nga materiali i pambukut.

7. Gjatë valëve të nxehtit, vizitoni portalin motilokal.com për tu njoftuar me temperaturat gjatë ditëve.

8. Vizitoni hapësirat publike me ajër të kondicionuar si qendrat tregtare, kinematë dhe bibliotekat.

9. Kontrolloni familjen dhe miqtë që janë më të ndjeshëm, veçanërisht nëse nuk kanë kondicioner. Mbani kafshët tuaja shtëpiake brenda dhe sigurohuni që ato të kenë qasje në një hapësirë të ftohtë dhe më shumë ujë.

10. Nëse ndiheni të lodhur nga i nxehti, relaksohuni me rroba të lagura dhe bëni një dush të ftohtë që të freskoheni. /Motilokal.com