Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri

Mbrëmjen e sotme në spitalin Infektiv të Tiranës ka ndërruar jetë një paciente 52-vjeçare nga Vlora, e konfirmuar me COVID-19.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë pacientja ishte e shtrirë prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT, ndërsa dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, pacientja që vuante nga hipertensioni, nuk arriti të mbijetojë.

52 vjeçarja nga Vlora është viktima e nëntë e prekur me koronavirus në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e izolimit dhe distancimit social si dhe të telefonojnë urgjencën kombëtare në numrin 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes./Motilokal.com