Çfarë të hamë në ditët e ftohta të dimrit?

Çfarë të hamë në ditët e ftohta të dimrit?

Në dimër është e rëndësishme të konsumojmë perime sezonale që janë të pasura me vitamina dhe ndihmojnë trupin të ruajë nxehtësinë. Perimet rrënjore, të cilat rriten në kushte të ftohta dhe që ruhen nën tokë, janë zgjedhje ideale. Ato përmbajnë elemente ushqyese që kontribuojnë në mirëqenien tonë, si dhe janë një bazë e shkëlqyer për supa të lehta dhe të shijshme.

Në këtë periudhë, shumë njerëz mund të ndiejnë nevojën për konsum më të madh të mishit, i cili gjithashtu ndihmon në mbajtjen e ngrohtësisë trupore. Njerëzit të cilët jetojnë në rajone të ftohta, në muajt e ftohtë duhet t’i largojnë krejtësisht sallatat e gjelbra nga menytë e tyre. Në kushtet tona me dimra pjesërisht të ftohtë, ne lirisht mund ta konsumojmë atë herë pas here për shembull në një sallatë të përzier me mish pule.

Nëse ju pëlqen peshku, atë mund ta përgatisni në mënyrën tuaj të preferuar dhe ta shërbeni si shtesë: bimët e ziera rrënjore dhe perimet e dimrit, apo patate në vend të orizit të zakonshëm.

Ja disa nga ushqimet më të dobishme për dimër, që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të ngrohtë dhe plot energji: karotat, panxhari, rrepat, patatet, lakra e gjelbër, fasulet, dhe gruri i papërpunuar. Konsumimi i këtyre ushqimeve jo vetëm që ndihmon shëndetin, por edhe përshtatet me natyrën e stinës.

/Motilokal.com