Nga sot nis izolimi total i Shqipërisë

Nga sot nis izolimi total i Shqipërisë

Që nga dita e sotme (e shtunë), duke filluar nga ora 13:00 e deri të hënën në orën 05.00 të mëngjesit, Shqipëria futet në izolim.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ka thënë se asnjë këmbë njeriu në rrugë dhe asnjë biznes me qepena ngritur, përveç policisë dhe ushtrisë, e personelit mjekësor dhe atyre që i janë bashkuar procesit humanitar për të ndihmuar familjet në nevojë.

Ashtu si edhe fundjavën e kaluar, vendi ndodhet nën masa të ashpra sa i takon betejës për frenimin sa të jetë e mundur të përhapjes së virusit vdekjeprurës, COVID-19. Deri më tani ky virus i ka marrë jetën 9 personave në Shqipëri.

Por java tjetër nis me ndryshim dhe forcim masash.

Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi dje se nga e hëna askush nuk del dot më në pazar, pa marrë lejen digjitale me e-mail ose telefon në emër të familjes.

Këto janë procedurat nga Drejtorja e AKSH-it:

“Në portalin e-albania, ky autorizim do të jetë i pari dhe quhet thjesht ‘leje për dalje’. Më pas shfaqet shërbimi, kliko përdor dhe ne kemi bërë të mundur përzgjedhjen e ditës se kur e duam lejen e daljes.

Po zgjedh 30 marsin. Klikojmë vazhdo dhe më mundësohet çertifikata ime familjare ku vetëm një prej pjesëtarëve të familjes mund të aplikojë për leje që do të ketë orën dhe kohëzgjatjen vetëm një orë.

Zgjedh një orar nga ora pesë deri në një, përcaktoj ose jo numrin tim të telefonit. Më pas leja do të shkojë me email në acoountin e portalit e-albania më pas do të vijë një sms nëse keni lënë edhe numrin e telefonit.

Duke zgjedhur dërgo kam mundësi të finalizoj autorizimin dhe më pas të vjen një sms”./Motilokal.com