Prishtina sot është ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë.
Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën matjen e ajrit në të gjitha shtetet e botës.
Prishtina sot është renditur në vendin e tretë të qyteteve të botës me ajrin më të ndotur.
235 është indeksi i ajrit në Prishtinës, sipas IQAir, i cili cilësohet si “shumë i pashëndetshëm”.
Përqendrimi i PM2.5 aktualisht është 32 herë më shumë se vlera e udhëzimit vjetor të PM2.5 të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Para Prishtinës, në vend të parë është Sarajeva e Bosnje Hercegoviës, në vend të dytë Dhaka e Bangladeshit, në vend të tretë Dehl i Indisë dhe në vend të katërt Hanoi i Vietnamit.

/Motilokal.com
