COVID-19/ Shkon në 197 numri i të prekurve, 10 viktima në vend

COVID-19/ Shkon në 197 numri i të prekurve, 10 viktima në vend

11 raste të reja, dy pacientë ndërruan jetë, shkon në 10 numri i viktimave, deri më tani 33 të shëruar

Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik, ka njoftuar mbi situatën aktuale rreth koronavirusit në Shqipëri.

“Në vijim të komunikimit të përditshëm ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve të konfirmuara pozitive. Epidemiologët në çdo njësi vendore të kujdesit shëndetësor nga veriu në jug, janë në terren dhe po bëjnë një punë të jashtëzakonshme për të identifikuar në kohë kontaktet, pas verifikimit të rasteve të dyshuara”, tha Bino.

Ajo tha se në 24 orët e fundit janë testuar 79 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID-19.

“Deri në këto momente janë testuar 1325 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 197 raste”, bëri të ditur Bino.

Më tej ajo tha se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë dy pacientë në spitalin Infektiv, një 67 vjeçar nga Tirana dhe një 72-vjeçare nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar dhe prej tyre 4 janë në terapi intensive. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 113 raste

– Durrës 11 raste

– Lushnjë 4 raste

– Elbasan 5 raste

– Rrogozhinë 2 raste

– Fier 21 raste

– Kavajë 4 raste

– Korçë 12 raste

– Vlorë 5 raste

– Shkodër 4 raste

– Lezhë 4 rast

– Berat 1 rast

– Has 2 raste

– Krujë 3 rast

-Tropojë 3 raste

– Pukë 3 raste

Deri tani kemi 33 të shëruar pas testeve të kontrollit të kryera kanë rezultuar negativë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127./Motilokal.com