Borë në Shqipëri: Gjendja e rrugëve sot

Borë në Shqipëri: Gjendja e rrugëve sot

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje bore në zonën veriore dhe në zonën juglindore të vendit si në Dardhë dhe Voskopojë.

Siç njofton ARSH në Rajonin Verior në akset Bajram Curri-Valbonë, Ura e Zapodit-Shishtavec, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Bushtricë, Kukes-Krumë, Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh, Bogë-Theth, Qafë Mali -Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet të lartë, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën pa ndalur.

Sipas ARRSH-së qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset kombëtare.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.


/Motilokal.com