Qeveria shqiptare ka hedhur për konsultim publik Planin Kombëtar, që synon të afrojë vendin me politikat e Bashkimit Evropian për Energjinë dhe Klimën.
Sipas këtij plani të hartuar nga qeveria synohet që përgjatë 2025 përdorimi i veturave në vend të kufizohet duke përdorur alternime.
Në draft po ashtu thuhet se “përdorimi i veturave do të bëhet në disa ditë të javës dhe sipas targës së veturës”. “Tarifa: Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së veturës)
Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave”, thuhet në plan.
Po ashtu, ky plan parashikon rritjen e përdorimit të mjeteve elektrike në vitet në vijim.
Parashikohet gjithashtu që deri në vitin 2030, 10% e të gjithë flotës së automjeteve në vend të jetë elektrike. Për këtë arsye, qeveria ka vendosur si objektiv të planit kombëtar instalimin e stacioneve të mbushjes për automjetet elektrike në pikat ekzistuese të qasjes përgjatë rrugëve kombëtare, pikave kufitare dhe zonave turistike, si dhe caktimin e detyrimeve ligjore ndaj operatorëve ekonomikë, p.sh. për parkimet publike ose garazhet publike për të qenë të pajisur me stacione për mbushjen të automjeteve elektrike.

Masat që duhet të zbatohen
Reduktimi i përdorimit të burimeve të energjisë nëpërmjet masave të mëposhtme:
Funksionimi efikas
- Studimi për eliminimin e mbivendosjeve të linjave në itineraret e tyre
- Përdorimi i teknologjive të reja si “Sistemet e Transportit Inteligjent” dhe “Logjistika Inteligjente” për të ndihmuar në menaxhimin efikas të sistemeve të transportit
Promovimi dhe rritja e ndërgjegjësimit:
- Promovimi i transportit rrugor publik të udhëtarëve
- Fushatat e ndërgjegjësimit publik
Tarifa:
- Caktimi i taksave të qarkullimit dhe kufizimi i përdorimit të automjeteve (përdorimi i tyre në ditë të caktuara të javës, p.sh. sipas targës së veturës)
- Përgatitja e një plani optimal parkimi dhe caktimi i tarifave optimale të parkimit, veçanërisht në nyjat kryesore të transportit të udhëtarëve dhe të mallrave
Infrastruktura:
- Përdorimi i automjeteve me efiçencë energjie
- Përmirësimi i cilësisë së rrugëve
Planifikimi urban:
- Reduktimi i nevojave për lëvizshmërinë dhe distancave me anë të planifikimit të integruar.
/Motilokal.com
