Tërmet i fortë në Tibet: Humbje jete dhe dhjetëra të lënduar

Tërmet i fortë në Tibet: Humbje jete dhe dhjetëra të lënduar

Të paktën 95 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 130 të lënduar si pasojë e një tërmeti, i cili goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.

Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë i shkallës Rihter dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.

Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.

Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.

/Motilokal.com