Ky është parashikimi i motit për Shqipëri

Ky është parashikimi i motit për Shqipëri

Gjatë ditës së enjte në Shqipëri parashikohet mot me reshje shiu të intensitet të ulët gjatë orëve të para të ditës kryesisht në dy ekstremet veri-jug më pas bëhen lokale, nga orët e mbrëmjes pritet riaktivizim i reshjeve kryesisht në zonën veriperëndimore, ku reshjet pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Termometri pritet të shënojë temperatura prej 8 deri në 17 °C.

/Motilokal.com