Studim: Njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve kanë rrezik më të lartë për sulme në zemër

Studim: Njerëzit që jetojnë pranë aeroporteve kanë rrezik më të lartë për sulme në zemër

Sipas një studimi të ri të realizuar nga studiuesit e Kolegjit Universitar në Londër, banimi pranë aeroporteve me nivele të larta të zhurmës së aeroplanëve mund të rrisë ndjeshëm rrezikun për probleme kardiovaskulare, duke përfshirë sulmet në zemër dhe goditjet në tru.

Ky hulumtim analizoi të dhënat e detajuara të imazherisë kardiake nga 3,635 individë që jetonin pranë katër aeroporteve kryesore në Angli dhe i krahasoi ato me të dhënat e banorëve në zona me nivele më të ulëta zhurme. Rezultatet tregojnë se ekspozimi ndaj zhurmës së lartë, veçanërisht gjatë natës, lidhet me një rrezik më të madh për çrregullime të zemrës, për shkak të faktorëve si gjumi i ndërprerë dhe koha më e gjatë e kaluar në mjedise të zhurmshme.

Studiuesit zbuluan se anomalitë e zemrës tek njerëzit që nuk janë ekspozuar ndaj zhurmës së aeroplanit mund të rrisin rrezikun e rasteve të mëdha kardiake, si sulmi në zemër, aritmitë ose goditjet në tru, dy deri në katër herë krahasuar me ata pa anomali.

“Studimi ynë është vëzhgues, kështu që nuk mund të them me siguri se nivelet e larta të zhurmës së aeroplanëve shkaktuar këto ndryshime në strukturën dhe funksionimin e zemrës”, tha kardiologia Gaby Captur.

Megjithatë, theksoi ajo, “gjetjet tona i shtohen një numri në rritje të provave që zhurma e avionëve mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës dhe shëndetin tonë në përgjithësi”.

/Motilokal.com