Udhëtimi më i shkurtër me aeroplan ndodh midis Ishujve Orkney të Westray dhe Papa Westray, që ndodhen në Skocinë veriore.
Shumë prej jush mund të habiteni kur mësoni se ky udhëtim zgjat vetëm një minutë e gjysmë, ndërsa koha aktuale e fluturimit shpesh është më afër një minute.
Kjo e bën atë fluturimin më të shpejtë globalisht, me kohën më të shkurtër të regjistruar në këtë rrugë prej vetëm 53 sekondash.

Rruga operohet nga linja rajonale skoceze Loganair.
Fluturimi është pjesë e një qarku që lidh tre aeroporte: Aeroportin Westray, Aeroportin Papa Westray dhe Aeroportin Kirkwall.
Sipas mediave britanike, fluturimet në këtë rrugë kanë nisur në vitin 1967, duke vendosur rekordin për fluturimet më të shkurtra të planifikuara në botë.
Ironikisht, fluturimi përfundon më shpejt sesa koha e nevojshme për të përgatitur një pjatë “noodles”.
/Motilokal.com
