Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ecni çdo ditë?

Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ecni çdo ditë?

Ecja është një aktivitet fizik që lëviz trupin, vë në punë muskujt dhe forcon zemrën. Edhe pse karakterizohet me intensitet të ulët, ecja është një nga mënyrat më të lehta për të përmirësuar shëndetin tonë.

Më poshtë kemi listuar përfitimet që vijnë si pasojë e ecjes çdo ditë.

Shëndeti i kockave

Dendësia e ulët e kockave, e cila mund të çojë në osteoporozë, është një problem i zakonshëm, veçanërisht për gratë mbi 50 vjeç. Hulumtimet kanë treguar se gratë që ecin çdo ditë kanë densitet më të lartë të kockave në krahasim me ato që ecin më pak.

Zemra

Shëndeti i mirë i zemrës varet nga faktorë të tillë si presioni i gjakut dhe forca e muskujve. Ecja e përditshme, e kombinuar me ushtrimet e forcës, mund të forcojë muskujt dhe të ulë presionin në zemër, duke përmirësuar qarkullimin e gjakut dhe ulur presionin e gjakut.

Zvogëlimi i ngurtësimit të kyçeve

Palëvizshmëria mund të shkaktojë ngurtësi të kyçeve, e cila mund të trajtohet duke ecur. Ky aktivitet mund të forcojë muskujt që mbrojnë nyjat, duke rritur rrjedhjen e gjakut në kërc dhe duke përmirësuar shëndetin e tyre të përgjithshëm. Përveç kësaj, ecja mund të ndihmojë në humbjen e peshës, gjë që redukton inflamacionin dhe dhimbjet e kyçeve.

Rritja e metabolizmit

Metabolizmi ndikon në mënyrën se si trupi e zbërthen ushqimin për energji. Ecja përpjetë ose me shpejtësi të shtuar mund të djegë më shumë kalori dhe yndyrë, ndërsa ecja e rregullt rrit shkallën e metabolizmit bazë, duke ju lejuar të digjni më shumë kalori edhe kur nuk jeni duke lëvizur.

Humbja e peshës

Ecja djeg natyrshëm kalori, gjë që ndihmon në humbjen e peshës kur djegim më shumë kalori sesa konsumojmë. Ekspertët vlerësojnë se ju mund të digjni nga 200 deri në 600 kalori në orë në varësi të peshës suaj dhe intensitetit të stërvitjes. Duke shtuar një shëtitje të shpejtë ditore, mund të rrisni djegien e kalorive dhe të arrini qëllimet tuaja për të humbur peshë.

/Motilokal.com