Regjistrohen dridhje toke në Mal të Zi

Regjistrohen dridhje toke në Mal të Zi

Një tërmet me magnitudë 3.6 është regjistruar në Mal të Zi rreth orës 09:18.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, me thellësi 10 kilometra, rreth 41 kilometra në perëndim të Podgoricës dhe 7 kilometra në veriperëndim të Budvës.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion mbi dëmet dhe lëndimet e mundshme.

/Motilokal.com