Era e fortë shkakton dëme në Lezhë

Era e fortë shkakton dëme në Lezhë

Moti i keq ka shkaktuar problematika në Lezhë. Siç raportohet, era e fortë ka sjellë shkuljen e shumë pemëve, diçka që ka krijuar edhe dëmtime.

Si pasojë janë dëmtuar vetura dhe janë bllokuar rrugë të ndryshme.

Ndërkohë mijëra familje janë pa energji elektrike, një situatë që me orë kaq të zgjatura kishte vite që nuk ndodhte.

Në Lezhë vijon ende moti me reshje dhe erë të fortë dhe duket se kjo ka shkaktuar probleme në rrjetin elektrik.

/Motilokal.com