Struga, qyteti piktoresk rreth bregut të Liqenit të Ohrit, gjithnjë e më shumë po bëhet destinacion i vizitorëve të shumtë nga të katër anët e botës.
Qyteti i Urave, siç e quajnë shumica, ndodhet në rajonin jugperëndimor në të dy brigjet e lumit Drini i Zi dhe liqenit të Ohrit, ka një ofertë të larmishme kulturore dhe historike, por gjithashtu është i mbushur me bukuri të mrekullueshme natyrore, plazhe të shumta dhe kuzhinë tradicionale maqedonase.
Emri antik i Strugës është “Enhalon” që do të thotë ngjalë, ndërsa emrin e sotëm e ka marrë më vonë me ardhjen e sllavëve të vjetër të cilët e quanin Stragë që do të thotë kalim. Popullata vendore ka dy teori për emrin.
Një interpretim thotë se për shkak të pozicionit të hapur të qytetit, era fryn vazhdimisht, ndërsa disa autorë tentojnë se emri si kalim e ka origjinën nga kalimi i Drinit të Zi nëpër kallamet. Daljane (fjalë turke) janë vende të rrethuara me kallam për gjuetinë e ngjalave dhe të peshkut, një nga degët kryesore në këtë zonë që nga neoliti deri në ditët e sotme.
Shpesh struganët dinë të thonë “Si Struga nuk ka tjetër” fjalë që janë përkufizimi më i besueshëm i qytetit.
Ata që e kanë pa një herë, janë dashuruar menjëherë me këtë qytet, i cili, pavarësisht se rrezaton energjinë e tij piktoreske, Struga është shtëpia e arkitekturës së vjetër. Megjithatë, ajo që i jep një karakter të dallueshëm është lumi Drini i Zi cili rrjedh nga liqeni dhe shtrihet në të gjithë qytetin. Shëtitorja përgjatë shtratit të lumit është ajo që do ta konsideronit qendrën e qytetit, me shumë restorante dhe kafene ku mund të kënaqeni.
Për ata që duan të përjetojnë një dimër të paharrueshëm, Struga është vendi ideal. Një kombinim unik i peizazheve natyrore, mikpritjes së ngrohtë dhe atmosferës magjike e bën këtë qytet një destinacion që duhet vizituar patjetër.
Dimri në Strugë nuk është vetëm një stinë, por një përvojë që fton këdo të ndalojë për një moment dhe të admirojë bukurinë e thjeshtë dhe të papërsëritshme të natyrës.
Temperaturat maksimale të ajrit në muajt korrik dhe gusht mund të variojnë nga 28°C në - 33°C. Në sezonin e verës, domethënë gjatë muajve korrik dhe gusht, temperatura e ujit mund të arrijë deri në 26.4°C Numri mesatar i ditëve me temperaturë të ajrit në verë më të lartë se 25°C dhe sipërfaqe të ujit të liqenit në 20°C është 73-78 ditë, me intensitetin më të lartë në korrik dhe gusht. Gjatë periudhës së dimrit të vitit, temperaturat mesatare mujore janë mbi zero. Në zonat malore mbi 1600 metra temperaturat më të ulëta se 0 gradë fillojnë nga dhjetori deri në fund të marsit.
Më poshtë ju sjellim disa fotografi fantastike të shkrepura nga fotografi Amer Demishi nga Struga.
/Motilokal.com
