Pse 2025 mund të jetë viti i rekordeve për automjetet elektrike?

Pse 2025 mund të jetë viti i rekordeve për automjetet elektrike?

Një epokë e re po formësohet në industrinë automobilistike, teksa gjithnjë e më shumë vende po përqafojnë automjetet elektrike (EV) dhe arrijnë atë që njihet si "pika e kthesës", momenti kur teknologjia e re fillon të zëvendësojë atë tradicionale. Ky ndryshim nuk është më një aspiratë, por një realitet që po transformon tregjet globale.

Çfarë nënkupton kjo?

Një “pikë kthese” ndodh kur një teknologji e re arrin vrull të mjaftueshëm për të zëvendësuar atë tradicionale.

Këto janë disa nga arsyet që po nxisin këtë ndryshim:

Ulja e taksave dhe politika të favorshme: Në nëntor, India uli taksën për EV në 5% nga 12%. Arabia Saudite kërkoi që 5% e hapësirave të parkimit të rezervohen për veturat elektrike.

Rritje e dukshme e shitjeve: Në Norvegji, 90% e automjeteve të shitura në 2024 ishin elektrike. Në Turqi, shitjet e EV u rritën me 45.9% në të njëjtin vit. Shitjet në SHBA u rritën me 12%, duke arritur në 1.3 milion njësi, ose 8% të tregut total.

Tregje premtuese

Tajlanda arriti një pjesë tregu prej 14% për veturat elektrike në sektorin e automjeteve.

Filipinet zgjatën tarifat zero për veturat elektrike deri në 2028.

Të paktën 31 vende kanë kaluar pragun 5% për shitjet vjetore të veturave elektrike.

Parashikimet globale

Në 2025, Nasdaq pret që veturat elektrike të zënë 22.6% të shitjeve të automjeteve të lehta në botë.

Bloomberg parashikon që deri në 2030, EV-të do të përbëjnë mbi 50% të shitjeve globale, duke u rritur më tej në 69.5% deri në 2035.

Faktorët kryesorë që po nxisin këtë trend

Rënia e kostove të baterive: Çmimi mesatar i baterive litium-jon ka rënë me 89% që nga 2010, duke arritur 112 dollarë/kWh në 2024 dhe pritet të bjerë në 82 dollarë/kWh deri në 2026.

Politikat mbështetëse: Vendet si Norvegjia, BE dhe SHBA kanë ndërmarrë iniciativa për të përshpejtuar kalimin në EV, përfshirë subvencione dhe stimuj fiskalë.

Megjithëse mbeten sfida si infrastruktura, burimet minerale dhe pranimi nga konsumatorët, një kombinim i inovacionit, ekonomisë së favorshme dhe politikave mbështetëse pritet të garantojë dominimin e veturave elektrike në tregjet globale.

/Motilokal.com