Moti të dielën në Shqipëri: Ja si pritet të mbajë

Moti të dielën në Shqipëri: Ja si pritet të mbajë

Gjatë ditës së diel, Shqipëria do të përjetojë mot kryesisht të kthjellët me vranësira të pakta dhe kalimtare. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, mjegulla pritet të jetë prezente në disa zona të ultësirave, duke ndikuar në dukshmërinë lokale.

Temperaturat do të variojnë nga 5 °C deri në 17 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 0 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 10 °C.

/Motilokal.com