
Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) ka publikuar të dhënat për dëmet e shkaktuara nga zjarret në pyje në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë vitit 2024.
Sipas EFFIS, Maqedonia e Veriut ka pësuar dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje vitin e kaluar, duke humbur gjithsej 95,181 hektarë pyje në 131 zjarre të regjistruara gjatë gjithë vitit.
Në Shqipëri janë regjistruar 168 zjarre, të cilat kanë përfshirë 46,534 hektarë. Ndërkohë, në Bosnjë dhe Hercegovinë, 178 zjarre kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe prej 43,571 hektarësh.
Në Serbi, zjarret kanë prekur 38,954 hektarë në 226 raste të raportuara. Në Mal të Zi janë regjistruar 135 zjarre, duke djegur 23,054 hektarë, ndërsa në Kosovë 94 zjarre kanë shkaktuar dëme në një sipërfaqe prej 12,079 hektarësh pyje dhe shkurre.
/Motilokal.com