TikTok ndalohet zyrtarisht në Amerikë që nga sot: Çfarë duhet të ndodhë për ta ndryshuar atë

TikTok ndalohet zyrtarisht në Amerikë që nga sot: Çfarë duhet të ndodhë për ta ndryshuar atë

Pasi Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbështeti ndalimin e TikTok, 170 milionë përdorues në të gjithë SHBA-në nuk mund të përdorin më këtë aplikacion.

Një shumicë e konsiderueshme kongresmenësh miratuan një ligj për ndalimin e këtij rrjeti social vitin e kaluar dhe tani ka gjithnjë e më shumë prej tyre që besojnë se ai duhet të mbetet i disponueshëm në SHBA.

Një mesazh që u shfaq për përdoruesit amerikanë që kanë aplikacionin thotë se është miratuar një ligj që ndalon TikTok, që do të thotë se përdoruesit nuk mund ta përdorin atë për momentin.

“Ne jemi të kënaqur që Presidenti Donald Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën”, thuhet në mesazhin për përdoruesit.

Në një intervistë për NBC News, Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ka shumë mundësi që t'i japë TikTok një vonesë 90-ditore nga një ndalim i mundshëm pasi ai të marrë detyrën më 20 janar.

Ai tha se nëse vendos për atë opsion, ai do të nënshkruhet tashmë nesër.

Fati i TikTok është një nga temat që ka mbërthyer ditët e fundit të administratës së Bidenit dhe shumë nga miliona përdorues amerikanë të aplikacionit po presin me padurim një zgjidhje.

/Motilokal.com