Moti ditën e hënë në Maqedoni parashihet të mbajë ftohtë në mëngjes me paraqitje të mjegullës nëpër lugina, kurse gjatë ditës pjesërisht i vranët e periudha me diell në pjesët lindore.
Të martën pritet të mbajë mot pjesërisht me vranësira e reshje të kohëpaskohshme lokale shiu, kurse në male dhe vendet më të larta fjolla bore.
Dita e mërkurë parashikohet të jetë paradite në pjesët perëndimore me reshje të dobëta shiu, në male me borë të dobët. Pjesërisht me vranësira gjatë ditës e periudha me diell në pjesët lindore.

/Motilokal.com
