Moti të hënën dhe ditët në vazhdim në Mal të Zi

Moti të hënën dhe ditët në vazhdim në Mal të Zi

Moti në Mal të Zi gjatë ditës së hënë parashikohet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell.

Të martën, kushtet atmosferike do të sjellin vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, ndërsa erërat priten të jenë mesatarisht të forta. Në viset malore, janë të mundshme reshje të lehta bore.

Ndërkaq, dita e mërkurë do të karakterizohet nga mot me vranësira, intervale me diell dhe riga të dobëta shiu, të shoqëruara me erëra mesatarisht të forta.

/Motilokal.com