Gjatë ditës së martë pritet mot i ftohtë, kryesisht vranësira. Duke nisur nga orët e mëngjesit parashihen fjolla bore që më pas përzihen me reshje shiu apo në formë llohe. Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, parashikohen ngrica dhe mjegull. Ndërsa në viset malore parashihen reshje bore.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 °C deri në 5 °C në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga -2 °C deri në -1 °C.
/Motilokal.com
