Çfarë moti pritet të ketë të mërkurë në Shqipëri?

Çfarë moti pritet të ketë të mërkurë në Shqipëri?

Gjatë ditës së mërkurë, Shqipëria do të përjetojë mot kryesisht me vranësira e reshje lokale shiu në mëngjes, në disa zona parashihen në formën e shtrëngatave. Nga mesdita reshjet e shiut do të jenë të dobëta në formë pikash dhe të karakterit lokal. Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta bore. Ndërsa në ultësira dhe zonat malore parashihet prezencë e mjegullës.

Temperaturat do të variojnë nga 7 °C deri në 13 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në -2 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 5 °C.

/Motilokal.com