A e dini se aroma e foshnjave shkakton një ndjenjë kënaqësie të ngjashme me atë të varësisë? Përbërja e saktë molekulare e kësaj ere nuk dihet, por shkencëtarët dyshojnë se ajo vjen nga molekulat që gjenden në lëngun amniotik.
Autorët e hulumtimit, të botuar në revistën zvicerane Frontiers in Psychology, pohojnë se aroma e një të porsalinduri është aq e fortë sa shkakton një ndjenjë të fortë kënaqësie në trurin e të rriturve, të ngjashme me atë që ndjejnë personat e varur nga substancat psikoaktive.
Megjithatë, kjo karakteristikë e erës së të porsalindurit zhduket gjashtë javë pas lindjes së tij. Edhe pse përbërja e saktë molekulare e kësaj ere nuk dihet, shkencëtarët dyshojnë se ajo e ka origjinën, ndër të tjera, nga molekulat në lëngun amniotik që mbron lëkurën e fetusit gjatë shtatzënisë.
Edhe pse mamitë lajnë tërësisht të porsalindurit menjëherë pas lindjes, gjurmët e këtyre molekulave mbeten në lëkurë, veçanërisht në flokë, deri në gjashtë javë. Kjo aromë ka një efekt të fortë tek të rriturit dhe zgjon tek ata një ndjenjë gëzimi dhe kënaqësie të pamasë.
Kjo u vërtetua nga rezultatet e një eksperimenti në të cilin morën pjesë 30 gra. Atyre iu kërkua të nuhasin batanijet e të porsalindurve dhe pajisjet e lidhura me to treguan aktivitet të shtuar në pjesët e trurit përgjegjës për krijimin e ndjenjave të kënaqësisë.
/Motilokal.com
