Borë në Shqipëri: Ja si paraqitet gjendja e rrugëve sot

Borë në Shqipëri: Ja si paraqitet gjendja e rrugëve sot

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës ka pasur reshje bore në Bogë-Theth dhe Hani i Hotit Tamarë.

Sipas ARRSH-së mjetet borëpastruese kanë vijuar me punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa probleme.

“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.


/Motilokal.com