Citroen 2CV mund të rikthehet si një veturë retro e qytetit

Citroen 2CV mund të rikthehet si një veturë retro e qytetit

Ndërsa kompanitë e reja vazhdojnë të rriten dhe sfidojnë prodhuesit e njohur të automjeteve me teknologji dhe performancë të avancuar, markat me një histori të pasur po mbështeten gjithnjë e më shumë në trashëgiminë e tyre. Renault bëri një punë të shkëlqyer me “pesëshen” e re dhe tani duket se Citroen po përgatit terrenin për rikthimin e modelit 2CV.

"Kurrë mos thuaj kurrë. Sinqerisht, nuk më pëlqen shumë dizajni retro, por duhet të kuptojmë se çfarë është në trend tani dhe mund të bëjmë diçka. Kemi shumë ikona që mund t'i përdorim, por nuk e dua për t'u bërë drejtimi i përgjithshëm i markës, kështu që ne nuk do të prodhojmë një Traction Avant, SM, CX ose AX, por mund të bëjmë një përjashtim", tha shefi i Citroen Thierry Koskas kur u pyet drejtpërdrejt për kthimin e veturës së vogël të dashur. shkruan Top Gear.

Kjo tregon rikthimin e modelit 2CV, por lind pyetja se çfarë forme do të marrë dhe nëse do të jetë disi më i lirë se modeli i ri elektrik e-C3.

Gjithashtu, Citroen mund të marrë një rrugë tjetër dhe të zgjedhë diçka që nuk është thjesht një variant në temën e SUV-ve, të cilën Koskas e konfirmoi.

"Një nga shtyllat e markës është guximi. Shikoni Ami. C3 i ri bie në sy në krahasim me një hatchback të vogël. Po, ne duam të kemi forma të reja në të ardhmen", përfundoi Koskas.

/Motilokal.com