Moti të premten në Maqedoni gjatë pjesës më të madhe të ditës do të mbajë me mjegull dhe më ftohtë nëpër lugina. Në zonat e tjera me diell e vranësira mesatare dhe kryesisht i qetë.
Të shtunën në mëngjes parashikohet me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës me diell e vranësira të ulëta deri në mesatare lokale.
E diela pritet të mbajë me mjegull, në zonat e tjera me vranësira të pjesshme e periudha me diell.

/Motilokal.com
