Ikën i nxehti përvëlues, nga nesër nis rënia e temperaturave

Ikën i nxehti përvëlues, nga nesër nis rënia e temperaturave

Ndryshe nga ditët e fundit, sot temperaturat do të pësojnë rënie në të gjithë territorin e Shqipërisë.

I nxehti afrikan tashmë u lë vendin vranësirave dhe reshjeve të shiut. Për disa lajm i mirë, e për disa ndoshta jo, por në disa zona, kryesisht në veri, priten reshje shiu.

Sipas parashikimeve reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri.

Me largimin e masave të nxehta mbi 40 °C, nga sot nis rënia graduale e temperaturave.

Kështu, temperaturat për ditën e sotme do të arrijnë deri në 32 °C. Era do të fryjë 3 m/s në drejtim të perëndim-jugperëndimit.

E enjtja do të jetë me shi, temperaturat pritet të lëvizin ndërmjet 23 deri në 28 °C. Ngjashëm pritet të jetë edhe dita e premte. /Motilokal.com