Gjumi i mjaftueshëm është thelbësor për mirëqenien fizike dhe emocionale. Mungesa e tij mund të shkaktojë pasoja serioze shëndetësore, si afatshkurtra ashtu edhe afatgjata.
Por, a e dini sa kohë mund të qëndrojë një njeri pa gjumë? Sipas një studimi të vitit 2010, rekordi botëror për mosfjetje është 266 orë (rreth 11 ditë). Megjithatë, mbetet ende e paqartë kufiri real i qëndrueshmërisë njerëzore pa gjumë.
Nëse nuk flini për tre ditë, efektet anësore bëhen të dukshme dhe befasuese. Sipas një artikulli nga Healthline:
- Dëshira për të fjetur bëhet e papërballueshme.
- Mund të përjetoni episode të mikrogjumit (momente të pavetëdijshme të dremitjes).
- Perceptimi fillon të dëmtohet rëndë. Halucinacionet dhe iluzionet bëhen më të shpeshta dhe mendimi bëhet i çrregullt.
Mungesa e gjumit nuk është një sfidë që duhet marrë lehtë. Për mirëqenien tuaj, përpiquni të siguroni orët e nevojshme të gjumit çdo natë.
/Motilokal.com
