Gjatë ditës së martë, moti në Shqipëri do të karakterizohet me kthjellime dhe vranësira, të cilat pasohen me reshje shiu të herëpashershme kryesisht në veriperëndim të vendit. Ndërsa në orët e vona priten me shumë reshje shiu.
Temperaturat do të variojnë nga 6 °C deri në 18 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 3 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 8 °C.
/Motilokal.com
