Gjatë ditës së mërkurë, moti në Shqipëri do të karakterizohet me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në disa zona reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët e lokalisht me shtrëngata të izoluara afatshkurtra në pjesën e parë të ditës, ndërsa në orët e vona të pasdites pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje shiu me intensitet mesatar. Në Alpe dhe relievet e larta malore në do të kemi rikthim të reshjeve të borës.
Temperaturat do të variojnë nga 10 °C deri në 13 °C në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në zonat malore termometri do të zbresë deri në 5 °C, me maksimumin që nuk do të kalojë 7 °C.
/Motilokal.com
