Norvegjia do të jetë vendi i parë në botë që do të realizojë efektivisht dhe plotësisht kalimin nga vetura me motor me djegie të brendshme në vetura me motor elektrik dhe atë në tregun e veturëave të reja.
Pavarësisht se ka rezerva të mëdha nafte dhe gazi, ky vend nordik ka qenë prej kohësh një lider botëror në transportin e qëndrueshëm. Gjegjësisht, shitja e automjeteve elektrike është rritur nga një për qind në vitin 2010 në 88.9 për qind vitin e kaluar. Ky trend nuk tregon shenja të ngadalësimit.
Gjithashtu, sipas të dhënave zyrtare, automjetet elektrike kanë zënë 96 për qind të shitjeve të automjeteve të reja që nga fillimi i këtij viti. Kjo e bën Norvegjinë plotësisht të elektrizuar kur bëhet fjalë për shitjet e veturave të reja.
Autoritetet në këtë vend besojnë se do të bëjnë një kthesë historike. Gjegjësisht, ata presin që pothuajse të gjitha automjetet e reja të shitura të jenë elektrike deri në fund të këtij viti, shkruan CNBC.
/Motilokal.com
