Shi dhe borë në Shqipëri: Gjendja aktuale e rrugëve

Shi dhe borë në Shqipëri: Gjendja aktuale e rrugëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se gjatë natës kanë vazhduar reshjet e shiut, duke sjellë rënie gurësh në trup të rrugës si në Skurraj-Maqellarë, Kukës-Ura e Zapodit dhe në Tropojë, grupet e punës të ndodhura në terren kanë bërë menjëherë pastrimin.

ARRSH thekson se në zonën veriore në Hani i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth ka pasur reshje bore. Mjetet borëpastruese kanë vijuar punën për pastrimin e akseve nga bora dhe shpërndarjen e kripës.


Sipas ARRSH-së qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale.


“Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë bore”, apelon ARRSH.

/Motilokal.com