Të dielën në Kosovë pritet të mbajë mot me kthjellime dhe vranësira. Gjatë ditës vende-vend mund të ketë riga shiu, ndërsa në viset malore reshje të dobëta bore. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës në ultësira.
Temperaturat pritet të luhaten nga 0 °C deri në 11 °C në shumicën e territorit, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë vlera nga -3 °C deri në 1 °C.
/Motilokal.com
