Pas disa ditësh me mot dhe temperatura gati pranverore, mbi Shqipëri pritet të depërtojnë masa ajrore të ftohta me origjinë veriore, duke sjellë rënie temperaturash dhe kushte më të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje shiu apo bore.
Të hënën moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira mesatare dhe kthjellime të herëpashershme, ndërsa reshjet e shiut do të shfaqen herë pas here. Edhe të martën, reshjet do të vijojnë deri në mesditë, pas së cilës pritet ndërprerja e tyre dhe një përmirësim gradual i motit në të gjithë territorin.
E mërkura do të sjellë kthjellime në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit.

/Motilokal.com
