Si të shmangni verbimin nga dielli gjatë ngasjes së automjetit?

Si të shmangni verbimin nga dielli gjatë ngasjes së automjetit?

Në muajt e vjeshtës, dimrit dhe pranverës, Dielli është i ulët në horizont, duke krijuar rrezik për verbim gjatë ngasjes. Prandaj, është e rëndësishme të keni gjithmonë syze dielli në makinë për të mbrojtur shikimin.

Për të përballuar më mirë këtë sfidë, ndiqni këto këshilla:

  • Rregulloni pozicionin e ulëses dhe përdorni mbulesën e diellit pa kufizuar shumë fushën e shikimit. Syzet e diellit janë të domosdoshme.
  • Mbani distancë sigurie me mjetin përpara, ngadalësoni shpejtësinë dhe kushtoni vëmendje të shtuar në kthesa, sidomos ndaj çiklistëve dhe këmbësorëve.
  • Xhamat e pastër për shikim më të mirë – kombinimi i pluhurit me rrezet e diellit e ul dukshmërinë. Pastroni rregullisht xhamin e përparmë dhe kontrolloni fshirëset që të jenë në gjendje të mirë.

Masa të vogla mund të bëjnë një ndryshim të madh në sigurinë rrugore.

/Motilokal.com