Reshjet rekord të borës në Japoni sjellin probleme: Një metër borë ra në 12 orë, trafiku paralizohet

Reshjet rekord të borës në Japoni sjellin probleme: Një metër borë ra në 12 orë, trafiku paralizohet

Reshjet rekord të borës kanë mbuluar ishullin verior japonez Hokkaido, duke shkaktuar anulimin e fluturimeve dhe orëve mësimore në qindra shkolla.

Thellësia e borës konsiderohet një rekord në këtë ishull, ku meteorologët raportojnë se më shumë se një metër borë ra në vetëm 12 orë.

Autoritetet lokale janë përmbytur nga thirrjet e shoferëve, veturat e të cilëve janë bllokuar në borë.

Pamjet televizive kapën banorët duke luftuar me borën, duke e pastruar atë dhe duke ndihmuar shoferët e bllokuar.

Sipas informacioneve të deritanishme nuk ka të lënduar apo dëme të mëdha materiale.

Shumë rrugë janë mbyllur, ndërsa qarkullimi hekurudhor në zonat e prekura është pezulluar.

Pistat u mbyllën për shkak të borës në aeroporte, ndërsa dhjetëra fluturime për dhe nga Hokkaido u anuluan, si dhe mësimet në 370 shkolla.

Zyrtarët e Hokkaido-s u kërkuan banorëve dhe vizitorëve të mbanin lopata dhe veshje të ngrohta në automjetet e tyre në rast se ngecin në borë.

/Motilokal.com