Moti për ditën e premte në Kosovë pritet të jetë stabil, i ftohtë dhe i thatë. Gjatë ditës parashihen kthjellime dhe vranësira. Në mëngjes dhe mbrëmje pritet prezencë e mjegullës dhe ngricave.
Të shtunën, do të ketë mot pjesërisht me vranësira e periudha me diell, por në ultësira do të ketë mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.
Për ditën e diel, parashikimet tregojnë mot të ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me vranësira e periudha me diell.

/Motilokal.com
