
Kur e gjithë bota është fokusuar për zbulimin e ilaçit kundër koronavirusit, të rinjtë kosovarë kanë krijuar një ventilator për frymëmarrje.
Ky ventilator është krijuar nga kompania kosovare “Formon”, e cila ka bërë të ditur se nesër do të testojë prototipin e këtij ventilatori.
Ky ventilatorë do të jetë mjaftë i dobishëm për raste urgjente tek ata pacientë që kanë probleme me frymëmarrjen.
“Ventilatori për frymëmarrje gjatë fazës së testimit. Shpejt gati për prodhim. #MadeInKosova Formon. Mirënjohje për djemtë e vajzat që po punojnë pandërprerë”, shkruan Innovation Centre Kosovo në Facebook.
Sipas Innovation Centre Kosovo, ventilatori është pajisje lehtë e prodhueshme, përfshirë edhe pjesët të cilat mund të prodhohen me printerët 3D nga “Formon”./Motilokal.com