Nesër, qytetarët e Kosovës do t’u drejtohen kutive të votimit për zgjedhjet parlamentare dhe shumëkush është i interesuar për kushtet e motit gjatë ditës.
Sipas Motilokal.com, dita e nesërme do të jetë kryesisht me kthjellime dhe diell, kohë pas kohe edhe me vranësira. Temperaturat në mëngjes do të zbresin deri në -3°C, ndërsa në mesditë pritet të arrijnë 6°C. Në mbrëmje, temperaturat do të bien sërish deri në -1°C. Era do të fryjë me shpejtësi 3 m/s nga verilindja.
Për një parashikim të detajuar, mund të vizitoni Motilokal.com ose të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj.
/Motilokal.com
