Pas ditëve me diell dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë, nga java e ardhshme moti në Kosovë pritet të pësojë ndryshime të dukshme. Parashikimet e fundit tregojnë se nga mesi i javës temperaturat do të fillojnë të bien ndjeshëm, duke krijuar kushte për mot më të ftohtë dhe, në disa zona, edhe për reshje bore. Ky ndryshim mund të sjellë një rikthim të kushteve tipike dimërore, veçanërisht në viset malore.
Ndryshime të motit nga dita e martë parashikohen edhe në Shqipëri, ku priten reshje shiu dhe bore.
Edhe në Maqedoni parashihen ndryshime të kushteve meteorologjike, kur priten reshje shiu dhe bore.
/Motilokal.com
