Mësoni parashikimin e motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Mësoni parashikimin e motit për javën e ardhshme në Shqipëri

Pas disa ditësh me mot dhe temperatura pranverore, mbi Shqipëri pritet të depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Të hënën, moti do të jetë i ndryshueshëm, me kthjellime dhe vranësira.

Gjatë ditës së martë, nga mesdita vranësirat do të shtohen, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore.

Kushte të ngjashme atmosferike do të vijojnë edhe të mërkurën.

/Motilokal.com