Mikrobiologu Raka: Javët në vazhdim janë vendimtare për vendin

Mikrobiologu Raka: Javët në vazhdim janë vendimtare për vendin

Mikrobiologu Lul Raka sonte ishte i ftuar në emisioni ‘Ndërrimi i Natës’ në Klan Kosova, për të folur rreth pandemisë COVID-19.

Ai theksoi se dy javët në vazhdim janë vendimtare për të parë ecurinë e masave që Kosova i ka ndërmarr për luftimin e koronavirusit.

Më tej mikrobiologu Raka tha se gjendja mund të rëndohet kur numri i pacientëve rritet rreth 150 dhe kanë nevojë për trajtim respirator.

“Kjo betejë me koronavirusin nuk është sprint por marantonë. Kanë qenë dy javë vendimtare. ta shohim nëse qytetarët i kanë bërë detyrat. Tani kapacitetet mjekësore rrezikohen kur rreth 150 pacientë kanë nevojë për trajtim respirator. Matja reale shikohet kur të tejkalojmë pacientin e 100-të”, u shpreh Raka.

Mikrobiologu Raka deklaroi se një nga faktorët e numrit të madh të viktimave është mosha e popullsisë tek vendet.

“E veçanta e koronavirusit është se e ka mbyll botën dhe se përhapja mund të bëhet edhe nga personat që nuk kanë simptoma. Një nga faktorët Italia e ka popullsinë e dytë më të vjetër pas Kinës. Mosha e vdekjes është 80. Shumë kinez punojnë në Itali. Edhe pse janë munduar të ndalojnë hyrjen ata i kanë mësy”, tha Raka.

Raka tha se një person mund të infektojë deri në tre persona dhe se javën tjetër do ta shohim si kemi kaluar me masat.

Ai shtoi se qytetarët nuk i kanë kryer edhe bash mirë detyrat. Ka pas tubime masive pas orës katër. Dasmat nuk janë ndaluar. Kanë pasur vizita edhe tek lehonat. Ka pasur mbledhi edhe me nga 40 persona. Mesatarja AR 0 2.3- deri në 3.7, maksimumi katër minimumi një, mesatarisht tre./Motilokal.com