Mësoni parashikimin e motit për javën e ardhshme në Kosovë

Mësoni parashikimin e motit për javën e ardhshme në Kosovë

Pas ditëve me diell dhe temperatura relativisht të larta për këtë periudhë, nga java e ardhshme moti në Kosovë pritet të pësojë ndryshime të dukshme. Parashikimet e fundit tregojnë se nga mesi i javës temperaturat do të fillojnë të bien ndjeshëm, duke krijuar kushte për mot më të ftohtë dhe, në disa zona, edhe për reshje bore. Ky ndryshim mund të sjellë një rikthim të kushteve tipike dimërore, veçanërisht në viset malore.

Të hënën pritet mot pjesërisht me vranësira dhe periudha me diell. Në mëngjes dhe mbrëmje mundësi për prezencë të mjegullës dhe ngricave.

Ditën e martë do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira e intervale me diell.

E mërkura parashikohet të jetë me mot të ftohtë, me vranësira e periudha me diell, nga mesdita priten reshje shiu dhe bore.

/Motilokal.com