Moti në Maqedoni të hënën pritet të jetë i ftohtë në mëngjes, me diell gjatë ditës dhe vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me drejtim të ndryshueshëm.
Të martën, mëngjesi do të jetë sërish i ftohtë, ndërsa gjatë ditës priten vranësira të ndryshueshme dhe më shumë diell në pjesët lindore.
E mërkura do të nisë me temperatura të ulëta në mëngjes, ndërsa gjatë ditës parashikohen vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Gjatë natës, në pjesët lindore mund të ketë reshje të dobëta bore.

/Motilokal.com
