Osmani takon shefin e Google, kërkon përfshirjen e shqipes në Ads dhe AdSense

Osmani takon shefin e Google, kërkon përfshirjen e shqipes në Ads dhe AdSense

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar për Veprim mbi Inteligjencën Artificiale në Paris.

Gjatë samitit, Osmani është takuar me drejtorin ekzekutiv të Google, Sundar Pichai, me të cilin ka diskutuar sfidat dhe çështjet që Kosova ka në raport me këtë gjigant teknologjik.

Një nga çështjet kryesore të adresuara është mungesa e gjuhës shqipe në platformat Google Ads dhe AdSense, e cila ka penalizuar bizneset dhe mediat në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Prej kohësh, iniciativa të ndryshme në Kosovë dhe Shqipëri kanë kërkuar nga Google që gjuha shqipe të përfshihet në këto platforma, duke e bërë të mundur që bizneset shqiptare të përfitojnë nga shërbimet e reklamimit dhe monetizimit.

/Motilokal.com