Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, banorët dalin të alarmuar nga shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë, banorët dalin të alarmuar nga shtëpitë e tyre

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë.

Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare (EMSC) raportoi se lëkundja, me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter, ndodhi në orën 18:43.

Tërmeti është ndjerë fuqishëm në rrethinat e Zarës, përfshirë Posedarën dhe një pjesë të Likanisë.

Sipas njoftimeve goditja ishte aq e fortë sa shumë banorë u detyruan të braktisnin shtëpitë e tyre. “Në Rabu u ndje një valë e fuqishme goditëse, pa dridhje, por me një goditje të fortë, si një shpërthim i erës anësore", raportoi një qytetar. Një tjetër dëshmitar nga qendra e Zarës tha: “Në qytetin e vjetër pati dridhje për rreth 10 sekonda. Ishte një tërmet shumë i fortë.”

Disa banorë raportuan se fillimisht u dëgjua një zhurmë e fortë, e ndjekur nga katër lëkundje më të vogla.

Ndërkohë, autoritetet kroate nuk kanë raportuar për viktima, të lënduar apo dëme materiale.

/Motilokal.com